Kupa e Shqipërisë, në çerekfinale Flamurtari-Partizani

Kanë përfunduar ndeshjet e turit të dytë në Kupën e Shqipërisë dhe tashmë dihen çiftet e çerekfinaleve, edhe pse Luftëtari-Bylis nuk u luajt. Luftëtari do të shpallet fitues në tavolinë, pasi Bylisi nuk ia doli mbanë të paraqitej në kohë sot.

Ndërkaq, çifti më i fortë është Flamurtari-Partizani, përballje që i ngjan një finaleje të parakohshme, me dy ekipe mjaft cilësore, që në janar do të jenë edhe më të fortë.

Teuta do të ndeshet me Skënderbeun, ashtu si një vit më parë, por gjithashtu Tirana e Kukësi do të vihen përballë, në një sfidë skandaloze vitin e shkuar, pasi Kukësi ia dhuroi kualifikimin Tiranës.

Në fund, Laçi do të përballet me Luftëtarin, dy skuadra që pa zhurmë synojnë të shkojnë larg, edhe pse në kupa është Laçi skuadra me më shumë eksperiencë e ambicie.

ÇEREKFINALE

31.01.2018-14.02.2018

Tirana – Kukësi

Teuta – Skënderbeu

Flamurtari – Partizani

Laçi – Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *