Shqetëson Lika, probleme muskulore

Zëvendëskapiteni la përgjysmë stërvitjen e djeshme, teksa punonte me grupin tjetër të portierëve

Një problem i ka dalë dje Tiranës. Ilion Lika ka lënë përgjysmë stërvitjen. Shkak është bërë një shqetësim muskulor i portierit gjatë përgatitjeve për sfidën me Vllazninë. Gjatë disa ushtrimeve, në fillim Lika u ul në fushë, por më pas menjëherë hynë edhe mjekët e skuadrës. Ata menjëherë kontrolluan gjendjen e lojtarit, që më pas braktisi stërvitjen së bashku mjekësor. Nga kontrolli rezultoi se futbollisti ka një problem në muskujt e kofshëve. Një alarm më vete për futbollistin që është shtyllë në skuadrën bardheblu. Edhe pse me të gjitha gjasat Lika do të jetë në ekip që sot, trajneri Ze Maria pret me ankth rikthimin e futbollistit. Portieri është një nga më të mirët këtë sezon te bardheblutë. Ai edhe më parë ka munguar për një problem në gisht në dy sfida, ndërkohë që në të gjithë ndeshjet e tjera ka qenë titullar në skuadër. Kujtojmë që Ilion Lika sezonin shkuar së bashku me Orges Shehin ishin dy lojtarët që luajtën të gjitha ndeshjet në Kategorinë Superiore, plot 36-të. Edhe javën e shkuar lojtari pari një problem të tillë para sfidës me Ilirinë e Fushë-Krujës, por luajti titullar dhe ishte në portë. Te bardheblutë shpresojnë që portieri të reagojë sot, e nëse nuk ndodh, i gatshëm është Alesio Abibi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *