Flamurtari shënoi me Emiljano Mustën golin e parë të ndeshjes kundër Vllaznisë dhe ish-futbollisti i Teutës po konfirmohet një përforcim i shkëlqyer. Pas ndeshjes kundër shkodranëve Musta foli në Supersport, duke mos e fshehur kënaqësinë për fitoren, ndërsa sqaron pozicionin e tij në fushë, pasi e ndryshon shpesh.
“Fitore e rëndësishme për ekipin dhe natyrisht jam i lumtur që shënova. Ishte një fitore që na duhej shumë, duke parë ecurinë e kampionatit dhe synimet tona.
“Pozicioni? Kam luajtur në disa pozicione, e vërtetë, por ndihem më mirë si mbrojtës i majtë. Gjithsesi, rëndësi ka të luaj, jo ku luaj. Ndihem mirë në krah, sepse kam hapësirë të shkoj përpara dhe të ndihmoj skuadrën në aspektin sulmues dhe nëse shënoj, aq më mirë, pasi natyrisht shënimi i golit është kënaqësi e veçantë për çdo futbollist, sidomos kur vlen pikët.
“Titullar dhe në formë, ëndërron kombëtaren? Unë duhet të vazhdoj kështu, të jap maksimumin dhe të ndihmoj Flamurtarin të arrijë synimet, pastaj çdo gjë tjetër është e mirëpritur”.