Nga Memushaj dhe Gjimshiti te… Sokol Jareci. Siç duket, aventura e Xhenaro Gatuzos në stolin e Milanit nuk i ndahet… shqiptarëve. Pas barazimit “in extremis” ndaj Beneventos, në fushën e këtyre të fundit, sot do të jetë radha e Europa League, aty ku kuqezinjtë janë kualifikuar, por që do të luajnë për të rigjetur identitetin e humbur dhe nën sytë e Sokol Jarecit, ish-arbitrit shqiptar, që është përzgjedhur nga UEFA si vëzhgues i arbitrave. Jareci do të ndjekë ndeshjen në stadium për të parë sesi do të shkojë arbitrimi i kësaj sfide.