Janë mësuar tashmë 16 ekipet që do të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League, ndërsa 8 shkojnë në Europa League dhe 8 në shtëpi. Në garë mbeten 5 klube angleze, ngjarje pa precedent në histori, ndërsa mbeten 3 spanjolle, 2 italiane dhe vetëm një klub gjerman, Bajerni.
Shorti do të hidhet më 11 dhjetor në Nion, në mesditë. Ekipet janë ndarë në dy vazo, me fitueset e grupeve në vazon e parë. Sipas rregullores, nuk mund të ndeshen ekipe që ishin në të njëjtin grup dhe gjithashtu ekipe nga i njëjti shtet.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 13-14 dhe 20-21 shkurt, ndërsa të kthimit më 6-7 dhe 13-14 mars.
Fitues grupesh: Mançester Junajtid, PSG, Roma, Barcelona, Liverpul, Mançester Siti, Beshiktash, Totenhem.
Të renditura të dytat: Bazel, Bajern Mynih, Çelsi, Juventus, Sevilja, Shahtar Doneck, Porto, Real Madrid.
Ndarja e vazove bën që në turin e ardhshëm të jetë i madh rreziku i përballjeve mes gjigantëve, si për shembull Barcelona-Bajern, Junajtid-Bajern, Junajtid-Real Madrid.