Është vetëm 18 vjeç dhe kjo është diçka që duhet mbajtur mirë në mendje. Kilian Mbape është duke thyer rekordet njëri pas tjetrit, jo thjesht për faktin se është lojtari më i shtrenjtë në histori, për moshën 21 vjeç e poshtë.
Francezi i PSG-së theu një tjetër rekord me golin që shënoi mbrëmë në Mynih, sepse ishte goli i dhjetë në në Champions League, që do të thotë se Mbape është lojtari më i ri në histori që kap këtë shifër golash.
Këto 10 gola Mbape i ka shënuar në 16 ndeshje në total, mes Monakos e PSG-së. Mbape është 18 vjeç e 11 muaj dhe ka kaluar Karim Benzemanë, që mbante rekordin e mëparshëm, në moshën 20 vjeç e 10 muaj.
Duhet kujtuar se Lionel Mesi i kapi 10 golat në Champions në moshën 21 vjeç e tre muaj. Në këtë moment Mbape ka shënuar më shumë gola në Champions sesa emra si Hazard e Kejn.
Mbappe 2-1!!! That assist from Cavani!! ? #BayernPSG #UCL #UCLFantasy #PSG pic.twitter.com/nrkKgMTrPV
— Park The Bus (@FootballBus1) December 5, 2017