Pas 3 ndeshjesh pa fitore, Viner Nojshtati ka rigjetur 3 pikët dhe njëkohësisht ka marrë, të paktën për momentin, kreun e renditjes në divizionin e dytë në Austri.
Sot Viner Nojshtati triumfoi 6-3 me BW Linzin e vendit të fundit, ndërsa sulmuesi shkodran shënoi golin e 3-1 në minutën e 35-të.
Një ndeshje tjetër shumë e mirë nga sulmuesi ynë, i cili ka mbërritur në kuotën e 15 golave në kampionat.
Lajme të mira erdhën për Nojshtatin edhe nga fushat e tjera, sepse Hartbergu u mund në fushën e vet 1-2 nga FAC Vjena dhe Vaker Insbruku u ndal te barazimi 1-1 në shtëpi nga Kapfenbergu i ish-sulmuesit të Kukësit Rangel.