Tirana është gati të blejë Kenet Mugunën për 50 mijë euro. Janë “goal.com” dhe “Yahoo” që konfirmojnë afrimin e lojtarit te Tirana. Mësohet se marrëveshja është arritur mes dy klubeve. Do të paguhen rreth 50 mijë euro që Muguna të vijë te Tirana.
“Është e vërtetë, Tirana e do Mugunën dhe lojtari gjithashtu ka një dëshirë të madhe për t’iu bashkuar këtij klubi. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë, nuk mund ta ndalojmë lojtarin”, është shprehur një zyrtar i klubit të “Gor Mahias”. Mesfushori kenian dje ka marrë edhe një lajm, duke u grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij.
Muguna është kërkuar që në verë me ngulm nga Ze Maria, i cili ka opiketuar disa lojtarë në kampionatin ku drejtonte Gor Mahian, kampionen e re të Kenias.