Igli Tare është shumë i lidhur me Lacion dhe këtë e ka treguar në shumë raste, duke mos u kursyer dhe duke marrë përgjegjësitë e tij, përveç se ka merita të mëdha në përmirësimin e bilanceve ekonomike të klubit. Por, në gjithë këto vjet si drejtues, ai ka edhe histori për të treguar, si pengu “Kavani”: “Një nga tratativat që nuk arrita të mbyll, por ka edhe të tjera. Për arsye raportesh shkoi te Napoli. Thuajse e kisha marrë të Lacio”. Sakaq, flet edhe për brazilianin Hernanes, që u transferua te Interi e më pas Juventusi, për të shkuar në Kinë… “Eshtë kujtimi më i bukur, por edhe më i trishtuari. Kur shkova në “San Paolo” për ta blerë gjeta agjentin e tij brazilian. M’u desh të sfilitesha ta merrja me vete në Romë. Ditën kur na tha se kërkonte kohë të reflektonte dhe mori vendimin për të ikur, nuk i mbajta lotët”.