Vangjeli: Fitore e madhe, mëkat për humbjet jashtë fushe

Mbrojtësi Kristi Vangjeli është shfaqur mjaft i lumtur pas fitores së bukur kundër Dinamo Kievit, edhe pse keqardhja është që kualifikimi është i pamundur.

“Të them të drejtën, e kishim vlerësuar shumë. Ishte shansi i fundit për të shkuar më tej dhe vetëm fitorja na jepte shpresë, por nuk varej nga ne. Varej edhe nga ndeshja tjetër dhe për fat të keq Partizani fitoi. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, fituam, por nuk mjaftoi.

“Dinamo kishte shumë mungesa, e vërtetë, por nuk ishte e lehtë, nuk e njihnim fare skuadrën. Luajtën mirë, treguan që kanë një stol të shkëlqyer dhe e meritojnë të jenë në krye të grupit. Shënuan të parët, por ne reaguam shumë mirë, duke përmbysur disavantazhin.

“Bilanci me Dinamon e Kievit? Jam ndeshur 4 herë me ta, tani jam unë superior ndaj Dinamos.

“Na vjen keq për pikët që lamë kundër Jang Bojs, sepse shënuam të parët dhe mund të fitonim. Edhe në Beograd u mundëm nga një goditje standarde, edhe në Kiev pësuam dy gola të shpejtë në pak minuta. Është e pafalshme për një ekip si ne, sepse rivalët në Europë nuk të falin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *