Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar, në sajë të një kontrolli dhe hetimi të ndjekur, por edhe statistikave dhe të dhënave të mbledhura, se numri i fëmijëve që sot praktikojnë sport, përfshirë edhe moshën e adoleshencës, është 8000, sigurisht nisur edhe nga fakti se disa e bëjnë për argëtim dhe të tjerë për të ndjekur një ëndërr. “Asnjë nuk do të humbi. Benefitet nga futbolli janë të mëdha. Shëndetësore, disiplinës dhe socializmit të jetës. Nëse nuk do të bëhen profesionistë të mëdhenj, asnjëherë nuk do të humbin. Duhet t’i edukojmë sa më mirë, sportivisht dhe për futboll”.