Vllaznia nis merkaton, Pejiç është ëndrra

Në pozita mjaft shqetësuese në renditje, Vllaznia bëhet gati për dy ndeshje rresht në shtëpi ndaj Lushnjes dhe Luftëtarit, që duhen fituar me çdo kusht.

Ndërkohë, nevoja për përforcime është evidente dhe klubi shkodran do të sforcohet jo pak në janar për të afruar disa emra cilësorë.

“Sport Ekspres” mëson se një ndër synimet madhore të Vllaznisë është Pero Pejiç, sulmues klasi për kampionatin tonë, i cili është një njohje e vjetër e Ernest Gjokës.

Kampionë së bashku në Kukës, Gjoka e Pejiç mund të bashkohen sërish për të shpëtuar Vllazninë dhe kroati do të ishte goditja perfekte, sepse Vllaznia ka shumë probleme në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *