Të mërkurën Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi kalendarin e mesjavës së ardhshme, por edhe për javët në vazhdim në Kategorinë Superiore. Si zakonisht, llogaritë janë bërë pa “hanxhinë”, sepse edhe pse u zyrtarizuan datat, sërish ka pasur ndryshime, vetëm 48 orë pas publikimit.
http://fshf.org/index.php/sq/lajme/5883-kalendari-i-superiores-dhe-i-kupes-se-shqiperise
Kështu, Flamurtari-Skënderbeu, planifikuar për të mërkurën në orën 17:00 në Vlorë, është shtyrë me 24 orë dhe do të luhet të enjten. Kjo për shkak se klubi korçar do të ketë me kombëtaret përkatëse disa lojtarë, duke nisur nga Sabien Lilaj e deri tek Ali Soue, të cilët do të kthehen të martën në Shqipëri.
Kjo ka bërë që edhe kalendari për fundjavën pasardhëse të ndryshojë rrënjësisht, me Lushnja-Flamurtari që do të shtyhet nga e shtuna në të dielën, ndërsa Luftëtari-Laçi nga e diela do të luhet të hënën.
Ky është kalendari zyrtar, për momentin, se nuk i dihet…