Legjendë në Frankfurt, nderohet Ervin Skela

Aintrahti i Frankfurtit ka zhvilluar ditën e djeshme edicionin e 36-të të Sportpresseball, ceremoni e përvitshme ku mblidhen figura të shquara të klubit gjerman, por nuk mungojnë politikanë, yje të muzikës e kinemasë, përveç sportit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ervin Skela, i cili ishte një ndër 8 personazhet e cilësuar si Legjenda të Aintrahtit.

Vlonjati, tashmë 40 vjeç, renditej krah emrave të mëdhenj të klubit, si Dragoslav Stepanoviç (69 vjeç, trajner legjendar), Karl-Hainc Kërbel (62 vjeç, 602 ndeshje me klubin), Uli Shtajn (63 vjeç, rekordmen, 645 ndeshje në futbollin gjerman), Ronald Borhers (60 vjeç, fitues i Kupës UEFA dhe Kupës së Gjermanisë me Aintrahtin), Jyrgen Grabovski (73), Bernd Hëlcenbajn (71 vjeç, 160 gola në 420 ndeshje me Aintrahtin) dhe Uve Bajn (57, pjesë e Gjermanisë kampione 1990).

Ervin Skela ishte një ndër emrat që udhëhoqi Frankfurtin në rikthimin në Bundesligë në vitin 2003, ndërsa tani punon si përzgjedhës i talenteve për Aintrahtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *