Revolucion te Partizani: Mark Juliano largohet, i pushuar nga puna, por së bashku me të ikën edhe ndihmësi Alesandro Dosena. Ky i fundit erdhi në Tiranë me Julianon, në një kohë që më parë kishte punuar vetëm në futbollin diletant në Itali.
Spastrimi italian ka nisur, por nuk ka mbaruar, sepse edhe drejtori sportiv Antonelo Preiti rrezikon largimin. Në fakt, është krahu i djathtë i Luçiano Moxhit, i cili edhe për moshën që ka, nuk mund të merret vetë me gjithçka te Partizani, ndaj nuk dihet ende vendimi përfundimtar, por presidenti Gaz Demi është jashtëzakonisht i zhgënjyer, pasi nuk e priste një sezon të tilla, skandaloz deri tani.