Në Bernë, Jang Bojsi, përballë Dinamo Kievit, pëson një humbje të rëndë në një ndeshje kyçe sa i përket kualifikimit në grup. Të shkëputur katër pikë larg ukrainasve, zvicerianët zbritën në fushë në kërkim të 3 pikëve, për t’iu afruar dhe për të mbajtur hapin e Partizan Beogradit, por u zhgënjyhen.
E megjithatë, në fillim të ndeshjes u pa qartë se vendësit ishin më të motivuar, duke iu afruar golit në minutën e 17-të: por, topi i goditur me kokë nga Kasim përfundoi në shtyllë. Më pas, ka vetëm menaxhim dhe sidomos përplasje në mesfushë, me epërsi territoriale për vendësit. Pjesën e dytë, skuadra e Bernës u hodh në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.
Në të 52’, Sulejmani, i peshkuar në zonën e rreptësisë, kishte rastin e artë: por, goditja e tij shkon jashtë. Të zotët e shtëpisë shtyjnë përpara, ndërsa në minutën e 70-të vjen supriza e hidhur. Gonzalez pason në zonë për Bujalaskin i cili, me saktësi, e dërgon topin në këndin e vogël në të djathtë të portës së mbrojtur nga Von Balmos.
Helvetikët mundohen të reagojnë, por pa arritur të krijojnë rreziqe konkrete. Pas 4 minutash shtesë, arbitri i jep fund. Fitorja e Partizanit në Beograd i çon helvetikët në vend të tretë, me 3 pikë, teksa serbët janë 5 dhe ukrainasit 10, të kuailfikuar matematikisht në fazën tjetër.