Një lajm i çuditshëm dhe me shumë gjasa ka dy ditë që qarkullon në site shqiptare dhe tashmë është raportuar edhe nga mediat serbe: rreth 3 mijë shqiptarë nga Presheva, Bujanovci, Vranja, Nishi, Medvegja dhe zona të tjera shqiptare në Serbi janë në Beograd për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit të Beogradit e Skënderbeut, sot në orën 19.00.
“Blic.rs”shkruan se shqiptarët janë nisur drejt Beogradit me makina private, pasi janë hequr mjetet e transportit të organizuar.
Në fakt, lajmi është marrë nga uebfaqja “Presheva jonë”, por nuk duket fort i besueshëm, për shumë arsye, sepse numri duket shumë i ekzagjeruar, duke ditur edhe masat e rrepta në stadium e jashtë tij, ndërkohë që edhe shitja e biletave ka nisur prej ditësh dhe zor se do të lejohet shitja e kaq shumë biletave për shqiptarët (biletat shiten me pasaportë ose kartë identiteti).