Federata e Futbollit të Kosovës është duke studiuar alternativat për stolin e Kosovës, pas zyrtarizimit të largimit të Albert Bunjakit. Presidenti Vokrri ka shumë alternativa para tij mdhe ka pasur shumë trajnerë të vetofruar, por duket se zgjedhja e presidentit vjen nga jashtë dhe në “pole-position” është italiani Rodolfo Vanoli.
Ish-futbollist i shumë klubeve, përfshirë Leçen, Udinezen e Spalin, Vanoli ka aplikuar për të marrë drejtimin e Kosovës dhe është realisht një kandidaturë shumë interesante. Në Itali nuk ka drejtuar emra të mëdhenj, por prej vitit 2012 ka drejtuar me sukses të jashtëzakonshëm në Slloveni, duke fituar kupën e Superkupën me Koperin dhe titullin kampion tek Olimpia Ljubljana vjet, një arritje e madhe.
Mediat në Itali shkruajnë se ka pasur edhe një takim mes Vanolit e drejtuesve të FFK-së, por nuk dihet ende nëse ka qenë takimi rutinë që bëhet me shumë kandidatë, apo është folur për kontratë dhe është gjetur marrëveshja.