Futboll femra/ Azerbajxhani U-19 befason Ukrainën, në Durrës luhet Shqipëri-Spanjë

Me nga një gol në fundin e çdo pjese, Azerbajxhani U-19 në futboll për femra ka mundur 2-0 Ukrainën U-19, duke i bërë një start perfekt fushatës kualifikuese, në grupin 4, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Pritej një fitore e Ukrainës në ndeshjen e luajtur në Kamzë dhe në fakt vajzat ukrainase dominuan, duke humbur edhe raste të pastra për shënim, ndërsa Azerbajxhani shënoi golin e parë në kundërsulm, në minutën e 40-të, si dhe gjeti golin e sigurisë në minutën e fundit, me një kros që përfundoi pa dashje në rrjetë.

Një rezultat që ndoshta favorizon Shqipërinë U-19, drejtuar nga Nevil Dede, që në orën 14.00 përballet në Durrës me Spanjën, skuadra absolutisht më e fortë në grup. Në atë takim nuk kemi shpresa për pikë, por duke parë rezultatin e ndeshjes tjetër, shanset për të marrë të paktën 4 pikë në dy ndeshjet e tjera në Durrës ekzistojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *