Ultras Guerrils, mesazh policisë: Ju halabakë, nuk ju llogarisim!

Pas episodit të shëmtuar në “Loro Boriçi”, me forcat e rendit që përveç se qëndruan në tribunën ku ishin vendosur “Ultras Guerrils”, shoqëruan edhe disa prej tifozëve, duke “detyruar” kështu pjesën tjetër të braktisë shkallët në shenjë solidariteti dhe duke mos iu bindur lutjeve të tyre që të ktheheshin, ka ardhur reagimi me shkrim. Tifogrupi i Partizanit nuk është dakord dhe përdor edhe fjalë të rënda kundër uniformave blu:

“Jo!

Ti halabak i veshur me uniformë neve nuk na nxjerr dot nga stadiumi!

Nuk munde as në Elbasan kur lëshove me tërbim gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Ne zgjedhim të dalim vetë…

Sepse o të gjithë o asnjë !

Dhe do të dalim sa here prezenca jote e pështire, injoranca jote e hekurosur pas një uniforme, do kërkojë të na bjerë në qafë.

Ne i jemi betuar Partizonit. Ty as të llogarisim. Përndryshe nuk ka sesi shpjegohet kur ti, injoranti me uniformë, kërkon të fushës hundët në punët tona pa asnjë shkak. As kur kërkon të nxjerrësh jashtë në mënyrë selektive çunat tanë. As kur për të justifikuar budallallëkun tënd thërret për presion Fnsh-në.

As kur ndërgjegjësohesh dhe kur e kupton se e ke qelbur muhabetin, flet me zë të ulet dhe lutës: “mire, mos dilni ju se ua kthejmë shokët”! Nuk e ke idenë sesa qesharak bëhesh. i pështirë dhe qesharak. Uniformë e shtetit e përçunduar nga injoranca. Shkoni nxirrni nga parlamenti deputetë, ministra kriminele e halabakë, nxirrni nga radhët tuaj të korruptuar, të implikuar e hajvanë, e pastaj guxoni me e!

Jo, ti dhe të tutë nuk mund të na nxirrni dot nga stadiumi!

Kjo është bukuri e grupimit tonë, që pa dallim gjinie a moshe nuk i përkulet në asnjë mënyre as ju, as arrogancës tuaj, e gjithçka tjetër mbetet shëmtia juaj e neveritshme …”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *