Kurbelo: Nuk ishim fare në fushë për 45 minuta

Trajneri i Luftëtarit, Luis Kurbelo, e pranon se skuadra e tij nuk bëri ndonjë gjë të madhe për të merituar pikë sot ndaj Partizanit, duke u shprehur në mënyrë figurative se skuadra e tij nuk ishte fare në fushë. Një deklaratë që mund t’i hapë edhe probleme, sepse presioni rreth Luftëtarit ditët e fundit ka qenë i madh dhe realisht pas largimit të trajnerit Fernandez, edhe Kurbelo rrezikon shumë…

“Në pjesën e parë nuk ishim fare në fushë, nuk e dinim ku ishim. U përmirësuam disi në pjesën e dytë, tentuam të vendosnim në vështirësi Partizanin, por goli i dytë ndërlikoi gjithçka.

“Ka qenë një javë shumë e tensionuar, plot ngjarje që uroj të mos përsëriten, ndaj skuadra ka qenë e ngarkuar psikologjikisht dhe kjo ndikoi edhe te ndeshja e sotme.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Kukësit, duhet të rikuperojmë energjitë dhe të qetësohemi, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme, ku duhet të përmirësojmë shumë gjëra, sepse sot nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *