Derbi i Madoninës pritet me shumë interes dhe “San Siro” do të jetë i mbushur plot e përplot (81 mijë tifozë dhe një arkëtim rekord prej 4,5 milionë eurosh), por në fushë do të zbresin edhe dy skuadra dhe, nga informacionet e fundit në mediet italiane, rezulton që Spaleti dhe Montela kanë bërë zgjedhjet e tyre, edhe pse zyrtarizimi duhet ende që të vijë…
Inter (4-2-3-1)
Handanoviç
D’Ambrozio Miranda Skriniar Nagatomo
Valero Galjardini
Kandreva Vesino Perisiç
Ikardi
Milan (3-4-2-1)
Donaruma
Bonuçi Musakio Romanjoli
Borini Kejsi Bilia Rodriguez
Bonaventura Suso
Silva
Statistika dhe kuriozitete
Interi dhe Milani kanë barazuar të dy sfidat e sezonit të shkuar në Serinë A: 2-2. Derbi i Milanos nuk përfundon në barazim prej 3 ndeshjesh radhazi që prej Serisë A të vitit 1937, në shkurt.
Në 12 derbit e luajtur në Serinë A si skuadër pritëse, Interi ka humbur vetëm në një rast (8 fitore dhe 3 barazime): në veçanti, zikaltrit kanë alternuar një sukses me një barazim në gjashtë sfidat e fundit.
Interi nuk arrinte 19 pikë në shtatë javët e para të kampionatit prej sezonit 2002/03.
Interi ka shënuar në 30 nga 31 ndeshjet e fundit brenda fushës në kampionat: 21 fitore për zikaltrit në parciale (4 barazime, 6 humbje)
Milani ka humbur dy ndeshje radhazi në kampionat për të parën herë që nga shkurti, kur mbërritën 3 humbje radhazi
Interi është skuadra që ka zhvilluar më shumë krosime në këtë kampionat (152): në fakt, dy nga tre lojtarët për numër krosimesh janë zikaltërit (Kandreva dhe Perisiç).
Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola në 15 minutat finale të ndeshjes në këtë kampionat (8). Asnjë gol për Milanin në të njëjtin interval
Mes autorëve të të paktë 10 goditjeve, Mauro Ikardi është ai me përqindjen më të madhe në kuadrat (81%) dhe me përqindjen më të madhe realizimi (38%).
Leonardo Bonuçi ka bërë debutimin e tij në Serinë A me fanellën e Interit, në maj të vitit 2006 ndaj Kaljarit