Trajneri i Milanit: Presioni i kënaqshëm, na jep stimuj. Klubi më ka dhënë një mbështetje të madhe. Berluskoni? Edhe im bir më jep këshilla… 7 pikë diferencë nga Interi janë një gënjeshtër
Vinçenco Montela provon që të anullojë, në nivel dialektik, diferencën mes Interit dhe Milanit në prag të derbit. Një tentativë për të motivur skuadrën që vjen nga dy humbje radhazi, përballë Sampdorias dhe Romës. Në konferencën për shtyp të dhënë përpara ndeshjes, trajneri kuqezi foli për shumë tema.
Montela, Milani mbërrin në derbi me një vonesë të rëndë në renditje, në krahasim me Interin?
Sipas meje nuk ka shtatë pikë diferencë mes dy skuadrave, si vlera të shprehura në fushë dhe në prespektivë dhe këtë gjë duhet ta tregojmë, vetes tonë dhe tifozëve. Nuk duhet të mendojmë për kundërshtarin tonë, por Milanin… Të punojmë te gabimet që kemi bërë.
Si duhet të përballeni me këtë sfidë?
Jemi gati dhe të vendosur.. Eshtë një ndeshje për t’u luajtur, më tërbim dhe me pak mendje të çliruar. Eshtë kjo mënyra për të shprehur sa më mirë karakteristikat tona. Jemi në prag të derbit më të rëndësishëm, për rilindjen e dy klubeve. Presioni është por i kënaqshëm, jep stimuj dhe duhet jetuar në dimensionin e duhur.
Eshtë e mundur të luash i lirë nga mendja, duke e ditur që, në rast humbje, Milani shkon -10 pikë nga Interi?
Kampionati është i gjatë dhe nuk do të ketë asnjë verdikt në fund të këtij derbi. Interi është skuadër më e ekuilibruar, e aftë që të ngadalësojë lojën dhe di se si bëhen të dy fazat. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos i lëmë atyre fushën dhe krosimet. Me raste luajmë më mirë se Interi, por në këtë moment, Spaleti është vlera e shtuar.
Sipas disa komentesh, duket që Interi ka shtatë pikë më shumë të lidhura me fatin.
Do të ishte e thjeshtë, nuk besoj se fati mund të jetë kaq shumë vendimtar
Si jetohet personalisht kjo vigjilie?
Me shumë motivim, ekuilibër dhe qetësi. Klubi ishte fantastik në këtë periudhë, nuk më la që të kisha pas krahëve turbulenca dhe presione. Kur fitohet, trajneri bëhet i bukur dhe me sytë blu, ndërsa kur fitohet më pak dallon se kush të do dhe kush jo, ata që zbresin nga karroca dhe aty që, për sa më përket, nuk do të ngjiten më
Sa i fortë është uniteti mes klubit, skuadrës dhe stafit teknik?
Ekziston këtu një shpirt i vetëm, ai i trajnerit, dhe që ndjek trajnerin, ndjek shpirtin e skuadrës. Kush nuk e bën, nuk është fitues por shoh që të gjithë shkojmë në një drejtim, ai që kam treguar unë. Kam në dorë dhomat e zhveshjes dhe grupin. Ka dëshirë për revansh.
Gjatë javës është folur shumë për këshillat e Berluskonit, sezonin e shkuar: çfarë mendoni?
Ndonjëherë, edhe djali im më jep këshilla, unë i elaboroj gjithmonë dhe më pas bëj sipas kokës time. Bëj këtë punë për pasion dhe sepse më pëlqen shumë, përveç se më zbavit. Nëse nuk do të kisha autonomi 100% brenda fushës, atëherë do të kënaqesha më pak. Por, kam shumë. Nëse gaboj, gaboj vetëm unë.
Mund të jetë një ndeshje që zhbllokon Bonuçin?
Presim më shumë, por do të vijë në nivelin e tij, bashkë me skuadrën. Eshtë bërë koka e turkut për çdo gabim që bën. Por, di të reagojë dhe të kthehet vetvetja, nuk kam asnjë shqetësim.
E ke zgjedhur përgatitësin e ri atletik?
Po pres përgjigjen e tij, pasi duhet të lirohet.
Cilin do t’i hiqnit Interit?
Perisiçin
Ju jeni stërvitur nga Spaleti. Si ndiheni?
E vlerësoj shumë. Jam stërvitur ng ai dhe kam parë shumë shndërrime në çdo plan. Uroj që të rritem dhe përmirësohem si ai. Por, shpresoj që të mos humbas flokët në këtë transformim. Më ka mundur gjithmonë, fati më ka pak borxh, uroj të ma kthejë në derbi.
Andre Silva titullar, momenti i tij?
Më përpara ishte vetëm i bukur, jo vetëm estetikisht, por tani është finalizues dhe rigoroz. Më pëlqen kështu