Luftëtari humbet një trajner, Daniel Fernandez largohet

Sot në ambientet jashtë stadiumit të Gjirokastrës është parë të largohet trajneri nga Uruguai Daniel Fernandez, për të mos u kthyer më në stolin e Luftëtarit. Ka shumë ditë që Kurbelo dhe Fernandez punonin veçmas me futbollistët sa herë që ata ndaheshin në dy grupe,por vështirësia për Fernandez ka qenë gjuha e komunikimit me futbollistët duke folur vetëm spanjisht që kuptohet vetëm nga 2-3 futbollistët ,ndërkohë që Kurbelo flet shumë mirë greqishten që kuptohet pothuajse nga të gjithë futbollistët,sidomos termat dhe shprehitë sportive.

Daniel Fernandez është përshëndetur para largimit me të gjithë futbollistët dhe stafin tjetër, por më shumë se largim nga presidenca gjirokastrite, duhet marrë si largim i imponuar për mospërshtatje me ambientin. Ishte kjo arsyeja që edhe pse me detyrën e ndihmëstrajnerit Luis Kurbelo ishte jo vetëm më aktivi në stërvitje dhe drejtim të Luftëtarit, gjatë ndeshjeve dhe në marrëdhëniet me mediat dhe komunikimin me të tjerët. E ka parë veten të tepërt Fernandez dhe është larguar është më e mundshme sesa ta kenë larguar nga drejtimi i stolit po të kihet parasysh se humbja me Kamzën është e para që duhet të ketë të ndëshkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *