Liverpuli e Mançester Junajtid janë ndarë në një barazim 0-0 sot, në një sfidë mes rivalësh të egër, që natyrisht kërkonin në radhë të parë të evitonin humbjen, por në të vërtetë fitoren e kërkoi më shumë Liverpuli. The Reds ishin skuadra më e mirë në fushë dhe u desh një mrekulli nga David De Gea në një gjuajtje të Matip në zonë (minuta 34), për të ruajtur bardhësinë në rezultat (edhe Lukaku humbi një mundësi të shkëlqyer në shtesën e pjesës së parë).
Pjesa tjetër e ndeshjes, shumë Liverpul e thuajse asnjë rast i pastër (Emre Xhan humbi një rast mjaft të mirë, duke gjuajtur mbi traversë), ndërsa Junajtid mori atë që dëshironte, në një fushë të vështirë, ndaj një rivali aspak të thjeshtë, edhe pse Liverpuli këtë sezon ka pasur shumë luhatje.