Ndërsa Tirana fitoi 6-0 në Peqin dhe vazhdon marshimin, pas saj vetëm Bylisi reziston. Skuadra ballshiote fitoi sot 2-1 ndaj Ilirisë, me dy gola që në 23 minutat e para, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, 2 më pak se bardbelutë, që janë me pikë të plota.
Pas Bylisit spikatin fitoren e Tomorit dhe Apolonisë, përkatësisht në Kuçovë e Cërrik, shenjë se në Kategorinë e Parë fitohet edhe jashtë fushe, nëse ke cilësi, edhe pse zakonisht skuadrat tona e mendojnë të pamundur suksesin në transfertë, për shumë arsye.
Në grupin A Tërbuni ka ndalur te barazimi Kastriotin kryesues, që ka lëshuar pikët e para në sezonin e ri, duke lënë vetëm Tiranën me pikë të plota, në të dy grupet. Marku shënoi shumë shpejt për Kastriotin dhe u duk se do të ishte fitorja e radhës, por golit të “ish”-it iu përgjigj Taku, në minutën e 36-të, dhe më pas nuk pati gola.
Ndërkaq, Egnatia ka fituar 2-0 ndaj Dinamos në Pezë-Helmës dhe ka bërë goditjen e madhe, sepse tashmë skuadra nga Rrogozhina është e dyta, tre pikë poshtë Kastriotit.
KATEGORIA E PARË, 14 tetor 2017 – Java: 4
KAT.PARE A
Besëlidhja 0 – 0 Burreli
Korabi 1 – 1 Vllaznia B
Shënues: Peçi 1’ / Markolaj 78′
Dinamo 0 – 2 Egnatia
Shënues: Agbodike 55′, Baholli 90′
Tërbuni 1 – 1 Kastrioti
Shënues: Taku 36′ / Marku 18′
KAT. PARE B
Shkumbini 0 – 6 Tirana (14:00)
Shënues: Doka 30’, Ngo’o 40’, Hoxhallari 54′, Sentamu 57′, Daja 60′, Karabeci 90’+2 pen.
Turbina 0 – 2 Tomori
Shënues: Sharavolli 68′, Onu 90’+4
Naftetari 0 – 2 Apolonia
Shënues: Mihana 29′, Hysenshahaj 58′
Bylis 2 – 1 Iliria
Shënues: Murataj 15′, Zisi 23′ / Berberi 27′
Pogradeci 1 – 0 Shënkolli
Shënues: Albi Çekiçi 23′