Vetëm disa stërvitje dhe 90’, Xhaka bën për vete trajnerin!

 

Panuçi: U mbyllëm në dhomë, folëm ballë për ballë dhe jam i bindur që nuk më tradhton

Kristian Panuçi u ndal gjatë edhe te çështja “Xhaka”, me të cilin pati fërkime dhe e la jashtë në dy ndeshjet e tij të para, ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, duke e grumbulluar më pas për Spanjën dhe Italinë, edhe pse mesfushori i Bazelit luajti vetëm në Alikante, duke qenë se aty mori një të verdhë që e la jashtë sfidës ndaj Italisë. Por, mjaftuan disa stërvitje dhe sidomos një bisedë mes të dyve, për të sjellë paqen dhe përforëcimin e një raporti trajner-lojtar. Lojtarët me karakter dhe personalitet të fortë i kanë pëlqyer gjithmonë Panuçit, që edhe vetë ka qenë ashtu. Xhaka, kohët e fundit, nuk shkonte aspak mirë me De Biazin dhe sidomos largimi që erdhi pas ndeshjes ndaj Italisë, në Palermo, ishte sinjali se ai nuk po argëtohej më në kombëtare.

Trajneri – Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Panuçi do të harronte atë që kishte ndodhur dikur dhe u ndal vetëm te ajo që do të ndodhë tani e tutje, sepse Xhaka e do kombëtaren më shumë se çdo gjë tjetër: “Kam dëgjuar shumë gjëra për Xhakën, që do të ishte i vështirë, por ai është një profesionist i vërtetë. U mbyllëm në dhomë, folëm ballë për ballë dhe jam i bindur që nuk më tradhton. Xhaka ishte një profesionist i vërtetë dhe do të më pëlqente ta kisha me Italinë. Edhe Manajn duhet ta njoh në këtë këndvështrim, sepse nuk duhen gjykuar lojtarët pa i njohur, nuk jepen gjykime e opinione në ajër, me hamendje. Në Spanjë Balliu dhe Mellolla debutuan, madje në Hollivud. Doja të kuptoja kualitetin e tyre dhe duhet ti ndihmojmë të rriten. Fizikisht ishin më mirë tani se në shtator, pamë shumë gjëra pozitive edhe pse më vjen keq për rezultatin. Shumë më ndryshe do të jetë edhe shtatori i ardhshëm, kur do të nisin kualifikueset”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *