Pjesëtari i klubit: Moxhi nuk ka bërë sa duhet. Demi ka bërë investim kolosal. Trajneri s’po punon si duhet. Partizani pa mënyrë loje, pa ide
Ish-lojtari i Partizanit dhe trajneri aktual i ekipit U-10 të akademisë së kuqe, Ledio Pano, ka folur për “Sport Ekspres” në lidhje me situatën aktuale të “demave”. Ai është treguar i ashpër me lojtarët dhe trajnerit Juliano duke vendosur gishtin te pikat që nuk po funksionojnë te të kuqtë, por ka besim se do të ndryshojë për mirë në të ardhmen.
– Çfarë nuk po funksionon te Partizani?
– Ne që jemi pjesëtarë të klubit na vjen keq që në këtë fillim kampionati ekipi është në këtë gjendje dhe pozicion. Ndonjëherë është më mirë që ndodh në fillim kjo situatë se sa më vonë. Gjendja nuk është e mirë, paksa alarmante, duke parë mënyrën e lojës së ekipit. Ndryshimet kanë ndikuar si në drejtim, por edhe në fushën e lojës. Janë marrë lojtarë që nuk kanë kualitetin e duhur për këtë ekip me kaq emër, aq më pak për të dalë kampion. Janë futbollistë mediokër, duhej të ishte punuar më tepër dhe më shpejt për gjetjen e lojtarëve më të mirë.
– Ndryshimet bëhen për mirë, te Partizani ka ndodhur e kundërta. A mund të themi se Demi gaboi që i besoi aq shumë Moxhit?
– Këtu nuk është faji i presidentit Demi sepse i ka lënë dorë të lirë një njeriu që është marrë gjithë jetën me sport. Ne shqiptarët gjithmonë mendojmë se të huajt janë më të mirë se ne, ata kanë diçka më tepër se ne në organizim në ekip, por varet nga mentaliteti. Nuk e krijon vetëm emri i madh ekipin e mirë, pasi duhet të njohësh vendin, mënyrën e lojës dhe shumë elemente të tjerë.
Moxhi u mundua të bëjë diçka, por duke u nisur nga emri që ka, ka bërë fare pak, duhej të bënte më tepër. E para dhe më kryesorja është se ekipi u la shumë kohë pushim dhe faza përgatitore filloi vonë. E dyta, ekipi nuk ishte gati dhe u mor një trajner që për mendimin tim ka shumë të meta, që nga CV-ja jo e pasur. Partizani ka nevojë për një trajner që ka mentalitetin fitues, që ka dëshirën për ta rregulluar një ekip, nuk shoh ndonjë tentativë nga Juliano, qofsha i gabuar, pasi është vetëm fillimi…
– Më falni që po ju ndërpres, por ku po gabon konkretisht Juliano?
– Nuk po shoh ndonjë ndryshim në vendosjen e lojtarëve në fushë. Futbollistët nuk transmetojnë idetë e trajnerit, sepse çdo teknik ka një ide të veten. Partizani nuk ka një mënyre loje. Të kuqtë nuk kanë ndonjë lojtarë që t’i tërheqë. U fol për Adorjanin, por nuk po shoh diçka nga ai.
Këto gjëra më bëjnë të besoj se mënyra se si po punon Juliano është e vakët dhe e gabuar.
– A mendoni se do të përmirësohet diçka me këtë staf dhe këto lojtarë?
– Ne presim që Partizani të ndryshojë në mentalitet, në mënyrën e vendosjes, dëshirës së lojtarëve në fushë për të fituar ndeshjet. Kjo është dëshirë e imja, por nuk e di se ç’ndodh me ekipin. Jam pak si jashtë mentalitetit dhe grupit të ekipit të parë. Dua të besoj se Partizani do të ndryshojë, pasi është momenti që gjithë stërvitja e ekipit në fazën përgatitore të gushtit të dalë, tani është momenti i duhur. Të gjithë futbollistët duhet të jenë në 100 për qindëshin e tyre. E pranoj se më bën paksa mosbesues mënyra se si luan Partizani.
– Trajneri Juliano a duhet të largohet?
– Unë flas për atë që shoh, pasi u fol për ekip kampion dhe që do t’i jepte tonin kampionatit, por deri në këto momente Partizani është një zhgënjim. Nuk dua t’i dal kundra as trajnerit, as Moxhit, e asnjë njeriu. Kërkoj që në brendësi të grupit të ketë ndryshime dhe ky trajner të ndryshojë diçka në ekip. Mendoj se në vendin e Xhixhiuas dhe Herrerës shumë mirë mund të ishin futbollistë shqiptarë. Nuk e di nëse ka alternativa në stol trajneri. Sukaj? Nuk ka problem a luan Sukaj, apo pse nuk u fut. Ka ekipe që luajnë pa sulmues dhe fitojnë. Problemi është te mënyra e lojës së “demave” që lë për të dëshiruar. Futbollistët duhet të japin maksimumin. Lojtarët duhet të ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre, pasi duken si të jenë mediokër dhe në momente të caktuara duhet t’i mësosh si të pasojnë dhe si të sillen me topin në fushë dhe kundërshtarin. Minusi më i madh është se Partizani nuk markon.
– A duhet që Partizani t’i kthehet një stafi shqiptar?
– Presidenti Demi ka bërë shpenzime kolosale me trajnerët e huaj dhe lojtarët e huaj që janë afruar. Nuk e di kush e ka futur këtë filozofi që e ka përfshirë klubin prej 2-3 vitesh. Çdo verë Partizani ndryshon lojtarë, nuk mban një bosht, merr lojtarë që nuk luajnë për asnjë moment. Të gjithë këto janë harxhime të mëdha. Të marrësh 7 lojtarë dhe nga këta vetëm 2 të luajnë dhe asnjë prej tyre të mos bëjë diferencën është humbje e madhe. Më mirë merr 2 që të bëjnë diferencën.
Nëse gjërat nuk ndryshojnë, i pari që e pëson është trajneri.
Thonjëza
Lojtarët duhet të ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre, pasi duken si të jenë mediokër dhe në momente të caktuara duhet t’i mësosh si të pasojnë dhe si të sillen me topin në fushë dhe kundërshtarin. Minusi më i madh është se Partizani nuk markon.
Pershendetje miku im Ledio,
Lexova me shume vemendje analizen tuaj.
Po e marr me Sulmin eshte e vertete po Bardhi e justifiko qenien e tij ne sulm.
Sa per sukajn me vjen vertete keq ,po dhe ai ka gati 1.5 i demtuar dhe tjetra si kur ai ka qene Yll.
Jo Lodio im i dashur me mire te lush ti se sa Sukaj.
Duhet ta themi hapur ca katundare nuk duan stervitje e duan te jene ne formacion dhe per ta siguruar kete kerkoje ndonje Trajnrt qe e kane dorovitur . Per kujtese te kujtohet partizain i Duros mo me ata 5 lojta nga mali zi dhe Kroacia mo ( saceri me shoke) qe me ata as te Rrogozhina nuk luanin dot. Dhe nuk u tha nje fjale.
Po mire mo me parate e Presidentit cfare keni ai eshte aq i zoti sa ka arritur ti fitoje ato. Nuk humbet kollaj G.Demi prandaj lereni rehat parate. Pese nuk analizon pershembell Trashin qe ne ndeshje me lushnjen u kthye ne pastrues i zones se reptesise.
Jam larg Ledio po do ta benim bashke nje analize. Mundohu te mos behesh sulfer i ndonje Tjetri.
Ti je djali i mire.
Me rrespek miku jot.