Trajneri i Lushnjes, Artan Bano, ka qenë i kënaqur me pikën e marrë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai beson se Lushnja do të bëjë më mirë në javët në vazhdim. Për “Gol pas Goli”, u shpreh: “Kisha bindje që do të merrnim pikëi, që nga java e parë kemi bërë mirë dhe mund të merrnim pikë. E kemi studiuar Partizanin, e dija se do të merrnim pikë. Duhet të sakrifikosh shumë për të ia dalë. Mendoj se barazimi i drejtë, mendoj se kishim edhe pak fat”.
Guximi – “E drejtë, por kam një skuadër 6-7 lojtarë që kanë luajtur në një kategori më poshtë. Mendoj se edhe kjo ka ndikuar”.
Vazhdimi – “Mendoj se kjo pikë na ndihmon dhe na jep më shumë impakt për të ardhmen. Jam i kënaqur me skuadrën, pasi kemi cilësi. Jam njeri që nuk dorëzohem dhe do të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë. Lushnja do të jetë në garë dhe do të bëjë mirë në futbollin shqiptar. Ne do të mundohemi të rezistojmë. Mendoj se edhe brenda dhjetorit do të përfundojë edhe fusha e stërvitjes. Do të punojmë që ekipi të përmirësohet në tërësi dhe me shumë punë”