Gati ndëshkimet dhe gjobat te Vllaznia

Humbja ndaj Laçit do të shoqërohet me analizë të fortë. Drejtuesit po mendojnë masat financiare për lojtarët

Gaspër Marku

Humbja e pësuar të shtunën në transferten e Laçit pritet të shoqërohet me një analizë të fortë dhe shumë të hollësishme nga ana e drejtuesve të klubit të futbollit Vllaznia. Nga sa bëhet e ditur, ajo do të do zhvillohet në mjediset e Bashkisë Shkodër dhe krahas drejtuesve të klubit kuqeblu pritet të marrin pjesë edhe pjesëtarë të Bordit Mbikqyrës Vllaznia, duke mos përjashtuar edhe vete prezencën e numrit të qytetit, Kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi.
ANALIZA – Një analize e tillë, madje me tonë të larta, u zhvilluar edhe pas humbjes me Teutën në Shkodër, por edhe pse kritikat dhe kërkesa e llogarisë ishte për më tepër se 1 orë e 40-të minuta, ajo nuk shkoi më tepër se sa në kufijtë e paralajmërimit. Por, tashmë duket se është diçka krejt tjetër. Të paktën kështu pohojnë burimet brenda klubit Vllaznia, sepse drejtuesit nuk kanë ndërmend më të tolerojnë, dhe nga paralajmërimet e para dy javëve tashmë do të kalojnë në masa konkrete. Gjithnjë nga burimet e brendshme pranë klubit kuqeblu dhe Bashkisë Shkodër, indinjimi i drejtuesve për rezultatet e dobëta të Vllaznisë në kampionat përbën një shqetësim serioz për to. Kritikat e vazhdueshme nga opinion sportive nga njëra anë, por edhe presioni po aq i madh që vjen edhe nga këshilltarët bashkiakë, gjë të cilën e shprehen qartazi edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Klubit Vllaznia do t’i detyrojë ato të nisin ndërhyrjet në skuadër me masa konkrete ndaj atyre që konsideriohen përgjegjës për një gjë të tillë.

MASAT – Kur bëhet fjalë për masa, menjëherë të shkojnë ndërmend ato financiare. Lojtarët e Vllaznisë ishin të paralajmëruar që nga humbja me Teutën e tashmë duket se do të vendoset edhe limiti. Vllaznia nuk ka bindur këtë fillim sezoni dhe si zakonisht, në Shkodër, pritshmëritë kanë qenë të mëdha. Merkatoja u “shit” si shumë cilësore kështu që në mendjen e drejtuesve vërtitej edhe ideja e Kupave të Europës. Fitorja me Lushnjen bëri që të gjithë të fluturonin e tani zhgënjimet e njëpasnjëshme do të sjellin edhe këtë situatë të pakëndshme për kuqeblutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *