Rreth 200 tifozë holandezë të Fejnordit kanë mbërritur në Napoli, edhe pse UEFA ia ka ndaluar të drejtën për të qenë në stadium. Që nga ndodhitë me Lacion në Ligën e Evropës, UEFA ua kishte ndaluar udhëtimin në Itali ultrasve holandezë, por ata e kanë shpërfillur këtë urdhër.
Mediat italiane kanë raportuar se rreth 200 vetë janë në Napoli për takimin e sotëm në Champions, teksa raportohet se ka pasur dhe përplasjet me policinë. Tifozët holandezë kanë goditur me gurë policinë, teksa 3 prej tyre janë arrestuar.
Po ashtu raportohet se 30 prej tyre kanë siguruar dhe biletë, por gjithsesi do ta kenë të pamundur të futen në stadium.