Futbolli, në fund të fundit, është një lojë, është zbavitje, dhe nuk duhet marrë tepër seriozisht, përtej milionave që qarkullojnë aty.
Këtë leksion na jep Borusia e Mënçengladbahut, që u mund 6-1 fundjavën e shkuar në Dortmund dhe nuk e ka vrarë shumë mendjen, përkundrazi, e ka marrë me sportivitet dhe humor.
Në faqen e Real Madridit në Twitter dje u postua një foto para nisjes për në Gjermani, me destinacion Dortmundin për ndeshjen e Ligës së Kampioneve që luhet sot. “Nisemi për në Dortmund”, shkruhej në diçiturën e fotos.
Komenti i Gladbahut është për Oskar: “Real Madrid: Nëse rastësisht gjeni mbrojtjen tonë, na e dërgoni, ju lutemi“.
???? #RMUCL
We’re off to Dortmund!
¡Viajamos a Dortmund! pic.twitter.com/iTbR4wYq7F— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 25, 2017
If you happen to find our defence, please forward it to Mönchengladbach ?
— Gladbach (@borussia_en) September 25, 2017