Skuadra më e fortë në Greqi, Olimpiakosi, ishte në avantazh të dy golave ndaj AEK-ut, me gola nga Marin e Oxhixha-Ofoe, por nga minuta 64 deri në fund AEK shënoi 3 herë dhe fitoi 3-2.
Nëse nuk është komplot, është thuajse një i tillë, sepse sapo mbaroi ndeshja Hasit iu komunikua shkarkimi nga puna. Një shkarkim i përfolur prej ditësh dhe rezultatet sa vinin e përkeqësoheshin, si për të përligjur largimin e trajnerit shqiptar.
Mori një risk të madh Hasi, dihej që kur pranoi ofertën e Olimpiakosit, sepse një shqiptar në drejtimin e klubit më të rëndësishëm grek është një “mollë e helmuar” për grekët.
Kualifikimi në grupet e Champions League, me sukses të plotë, u mbylli gojën të gjithëve, por më pas, në kampionat, nisën lojërat dhe rënia e dukshme.
Histori e njëjtë si në Poloni, edhe atje Hasi e çoi Legian në grupet e Champions League, por më pas e larguar. Ka faj Hasi, ka zgjedhur klubet e gabuar në kampionatet e gabuar, ku shqiptarët nuk i duan, por këto “puçe” janë mjaft të ulta.
Po cfare zgjedhje te gabuar.Hasi nuk balancon mbrojtien me sulmin.Elipi ishte komplet i corganizuar ne mbrojtie/