Karl-Hainc Rumenige ka bërë thirrje për ndryshime në Bundesligë.
Shefi ekzekutiv i Bajernit mendon se klubet gjermane duhet t’i mbyllin transferimet në një kohë kur trajnerët e dinë se me çfarë skuadre do të punojnë në sezonin e ri, si Premier League. Pra, më 31 korrik ose pas javës së parë të gushtit. Ai e ka edhe një kusht, sepse mendon për interesin e Bundesligës në raport me ligat e tjera.
“Duhet të jetë zgjidhje uniformë në gjithë kontinentin, duke u bazuar në kohën kur nisin sezonet në ligat e tjera. Afati më 31 korrik do të bënte që futbolli të ishte më racional dhe i kuptueshëm”, ka argumentuar ai.
Duket se “fajin” për datën 31 gusht, siç është tani, e kanë klubet e vogla. “Ato duan që të shmangin ndonjë dështim të mundshëm në fazat e kualifikimit për kupat e Evropës”, – ka shtuar Rumenige. E drejtë, por futbolli ka edhe klauzola, apo jo?