Menjëherë pas ndeshjes, grupimi i kuq, “Ultras Guerrils”, kanë reguar me një postim në faqen e tyre në facebook, teksa edhe dje kanë duartrokitur lojtarët në përfundim të ndeshjes, por kërkojnë kthesën e madhe dhe fitoren e parë, kundër një rivali si Skënderbeu, që është edhe ai për titull këtë sezon, ashtu si Kukësi. “Duhet reagim, nga ndeshja e radhës! Fitorja detyrim!”. Ka qenë ky postimi i shkurtër dhe kuptimplotë, që bie si një këmbanë alarmi… dhe ultimatumi.