Një tjetër lëvizje vjen nga Kategoria e Parë, teksa Kastrioti ka bërë një tjetër goditje në merkato. Abaz Karakaçi mund të konsiderohet si lojtari më i ri i skuadrës krutane. Mesfushori 25-vjeçar, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Besëlidhjes, do të nisë një tjetër aventurë, në një skuadër ku ka kontribuar dhe më parë. Karakaçi ka një CV të pasur teksa në të shkuarën, veç Kastriotit është aktivizuar dhe me Tërbunin, Apoloninë, Luftëtarin, Butrintin, Adën, Partizanin dhe Vllazninë.