Çfarë duhet të bëjë një skuadër e ardhur nga kategoria e parë, me një buxhet të vogël dhe pa administrim privat e ca më shumë pa stadium, për të mbijetuar? Fatkeqësisht, Lushnja e këtij viti në letër është praktikisht një nga kandidatet kryesorë për të rënë. Por sado patetike të ngjajë për shpirtin e garës dhe në fund dhe për logjikën e futbollit që duhet ta provosh deri në fund, ky ekip është mirë të jetë serioz. Një lloj apeli në përgjithësi. Sigurisht që ata vetë kanë një farë besimi dhe ndoshta bezdisen nga opinioni që që tani i konsideron të rënë, megjithatë kjo mund të shërbejë si një provokim për të dhënë më të mirën e për ta vënë kampionatin, dhe ata që mendojnë kështu, në vështirësi.
Të luftosh është më e rëndësishme se sa verdikti final, dhe nëse dikush u thotë që pas javës së parë që jeni të rënë, përveçse nxitohen, nuk respektojnë dhe një grup lojtarësh që shohin milionerët përballë në çdo ndeshje dhe duan të tregojnë se vlejnë diçka. Rri apo bie nuk ka asnjë rëndësie, të jesh serioz, dhe luftarak po.