Tirana zyrtarizon: Akua u shit te LASK, ata e çuan në Sllovaki

Reuben Akua është zyrtarisht i Dunajska Stredës në Sllovaki, lajm që ka befasuar të gjithë, edhe vetë Tiranën.

Klubi bardheblu e ka shitur mesfushorin te LASK në Austri dhe ka mbyllur gjithë procedurat, duke kompletuar edhe kalimin e dokumentacionit dhe regjistrimin në sistemin ndërkombëtar të transferimeve.

Firma e Akua në Sllovaki krijoi shumë paqartësi e pikëpyetje, por Tirana ka dalë sot me një njoftim zyrtar, duke sqaruar gjithçka. Klubi bardheblu ka mbyllur gjthçka me LASK dhe pjesa tjetër nuk ka shumë rëndësi.

NJOFTIMI

Reuben Acquah transferohet nga Tirana tek LASK Linz.
Futbollisti i talentuar Reuben Acquah eshte transferuar nga Tirana tek skuadra austriake e LASK Linz. Klubi ka perfunduar te gjitha detajet e transferimit per mesfushorin nga Gana dhe dy dite me pare eshte bere regjistrimi i tij ne sistemin e FIFA-s per skuadren austriake. 
LASK Linz ka vendosur te shese diten e djeshme Reuben Acquah tek skuadra sllovake FC DAC Dunajska Streda. 
KF Tirana e falenderon mesfushorin 20-vjecar per kontributin e tij me fanellen bardheblu dhe i uron suksese ne te ardhmen.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *