Futboll Femrash/ Vllaznia fiton, por kualifikimi në dorë të UEFA-s

Skuadra e Vllaznisë së femrave ka arritur të triumfojë në ndeshjen e tretë të Champions League. Ekipi i Nikolin Lekës, ka fituar 2-0 përballë Betemburgut, me golat e shënuar nga Maliqi në të 9-ën dhe Maksuti në të 23-ën, në ndeshjen e zhvilluar në Sarajevë të Bosnjës. Vajzat kuqeblu edhe pse kanë grumbulluar 6 pikë renditen në vendin e dytë, por duket se ka ende shpresa. Nëse për të synuar për të avancuar falë vendit të dytë janë të vogla, për shkak të golavarazhit, një asist për kualifikim mund të vijë nga skuadra greke e PAOK-ut. Siç bëhet e ditur lojtarja Krisa Tsakiri është aktivizuar në ndeshjen e parë përballë luksemburgasve të Betemburgut, por nën emrin e Eleni Janu, e cila nuk rezulton të ketë udhëtuar drejt qytetit boshnjak. Nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë skuadra greke do të humbiste ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe do të zbriste nga vendi i parë, duke u lënë vendin vajzave shkodrane që të kalonin në fazën tjetër. UEFA do të jetë ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online