Doka dhe Selmani, nga U-21 duke ëndërruar kombëtaren A!

 

Dy personazhe krejt me role të ndryshme, por me një pasion, dëshirë dhe sidomos fanelë, atë të U-21 të Shqipërisë, drejtuar nga Alban Bushi. Albi Doka dhe Gentjan Selmani dje kanë dalë në konferencën për shtyp në federatën shqiptare të futbollit dhe kanë folur për pritshmërinë që kanë, por sidomos dëshirën për t’u veshur një ditë me fanellën e ekipit A. Ja se si shprehet xhevahiri i Tiranës, Doka: “Çdokush synon që të ecë përpara në karrierë dhe të gjejë një klub më të mirë, në mënyrë që të rritet më shumë dhe të kapë skuadrën A të kombëtares. Sigurisht, këtë ia kam lënë në dorë menaxherit tim, pasi ka disa interesime skuadrash,  por për momentin jam i fokusuar te U-21 i Shqipërisë.

Roli? Mesfushë dhe mbrojtje njësoj, edhe pse më mirë ndihem mbrapa”. Sakaq, në lidhje me objektivin e ndeshjes së radhës, ndaj Irlandës së Veriut, ja se si shprehet: “Do të shkojmë aty për të kërkuar fitoren, duke luajtur ashtu si dimë ne”.Sezoni personal i vjetshëm me dy fytyra, pasi ai u rrit si lojtar, por Tirana ra në kategori: “Mëkat që ndodhi”, shprehet Doka, i cili i thur elozhe edhe Di Marias: “Mjaft i mirë si taktikisht, ashtu edhe në përgatitjen teknike”.

Edhe Selmani i dërgon një mesazh Bushit: “Do të bëj më të mirën time në stërvitje, edhe pse është trajneri ai që vendos më pas. Ndaj Estonisë na mungoi fati, por tashmë është ndryshe”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *