Hidhet shorti i Champions-it, me fat shqiptarët

Është hedhur shorti i fazës “play-off” të Champions League në Nion të Zvicrës. Kështu, Karabaku i Ansi Agollit do të sfidojë Kopenhagenin e Danimarkës. Olimpakos i Besnik Hasit do të përballet me kroatët e Rijekës. Përballjet e tjera të kampionavë rezervojnë duelet mes Sëlltikut dhe Astanës, APOEL-it dhe Sllavias së Pragës dhe Hapoel Ber-Shevas me Mariborin.

Në radhën e skuadrave jo kampione Istanbul Bashakshehir, ku luan dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi do të sfidojë Seviljan. Elseid Hysaj me Napolin e tij mund të konsiderohen me fat, pasi kanë peshkuar francezët e Nisës. Përballje interesante është ajo mes gjermanëve të Hofenhejm dhe anglezëve të Liverpulit. Sportingu Lisbonës do të sfidojë Steauan e Bukuresht ndërsa Jang Bojs do të përballen me CSKA-në e Moskës.

Karabak (AZE) v  Kopenhagen (DEN)

APOEL (CYP) v  Sllavia Pragë (CZE)

Olimpiakos (GRE) v  Rijeka (CRO)

Sëlltik (SCO) v  Astana (KAZ)

Hapoel Ber-Sheva (ISR) v  Maribor (SVN)

Istanbul Bashaksheir (TUR) v  Sevilja (ESP)

Jang Bojs (SUI) v  CSKA Moskë (RUS)

Napoli (ITA) v  Nisë (FRA)

Hofenheim (GER) v  Liverpool (ENG)

Sporting (POR) v  Steaua Bukuresht (ROU)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *