Eshtë ende i rikoveruar në spitalin e Insbrukut (Austri) Abdelhak Nuri, që të shtunën e shkuar gjatë miqësores me Verder Bremenin ishte viktimë e një shqetësimi, pasi i ranë të fikët në fushë. Ajaksi ka komunikuar se “zemra e tij funksionon normalisht dhe nuk duket e dëmtuar. Megjithatë është ende herët për të thënë diçka mbi rikuperimin e tij, duke qenë se funksionet cerebrare të tij nuk mund të testohen ashtu si duhet deri sa ta zërë gjumi”. Nuri, të shtunën, ra në tokë pa ndjenja duke frikësuar të gjithë, teksa më pas u shoqërua më helicopter në spital.