Në orën 17.00 Tirana e Makabi i Tel Avivit do të startojnë ndeshjen e kthimit në kualifikueset e Europa League.
Vetëm një ndryshim te Tirana, në krahasim me ndeshjen e vajtjes, sepse vendin e Kërçikut, i dëmtuar, e merr Qilimi, i cili u aktivizua në fundin e takimit në Izrael.
Dy ndryshime me Makabi, sepse sulmuesi Kjartanson dhe mesfushori Azulaj nuk do ta nisin nga fillimi, ndryshe nga java e shkuar, me sulmuesin Aron Shoenfeld dhe mesfushorin Dor Peretz që kapin formacionin.