Presidenti i Napolit, Antonio De Laurentis, ka folur për Elseid Hysajn. Në një forum të hapur me tifozët, pasi ka folur për gjithçka, kreu i axurrëve i është përgjigjur edhe një pyetje mbi mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë. “Në sezonin që lamë pas ka gabuar në disa ndeshje”, tha shkurtimisht De Laurentis. Sigurisht, por ndoshta sepse pikërisht De Laurentis nuk i dhuroi Sarrit një alternativë në krah të djathtë, përveç se pas krahëve të Hysajt ishte veterani Maxhio. Edhe Xhani de Biazi e ka thënë shpesh këtë gjë: “Sarri është duke e shtrydhur!”.