Portieri ka thënë “po”: 6 mln euro në sezon për 5 vitet e ardhshme. Klauzolat lidhen me Champions, edhe i vëllai te Milani. i tha “jo” 13 mln eurove të PSG-së
Ashtu si pritej, ndodhi! Xhanluixhi Donaruma do të vazhdojë të jetë portieri i Milanit, të paktën edhe për një sezon, pasi për të parë të ardhmen do të duhet të pritet se si do të shkojë edicioni i ardhshëm. Pikërisht ky ishte kushti që vendosi edhe klauzolat “alla Raiola”. Nëse Milani do të kualifikohet në Champinos League, atëherë klauzola për prishje kontrate do të jetë 100 milionë euro, ndryshe nëse nuk arrihet të paktën vendi i katërt në renditjen e vitit të ardhshëm, edhe me 50 milionë euro mund të prishet kontrata.
Sakaq, sa i përket rrogës, sforco e radhës është bërë nga kinezët: 6 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme për portierin. Praktikisht, investim 30 milionë euro, që e thënë në gjuhën ekonomike janë 60 milionë euro, pasi në Itali paguhen edhe taksat dhe neto është aq. Por, nuk mbaron me kaq, pasi familja e portierit vendosi kështu, duke përfshirë në tratativë edhe të vëllain Antonio, që është rritur te Milani dhe do të jetë portieri i dytë i kuqezinjve. Praktikisht, Antonio Donaruma do të lirohet nga Asteras Tripolis dhe do të vishet kuqezi, me një rrogë prej 1 milion euro në sezon.
Refuzimi – Por, “Sky” ka zbuluar edhe një skenar të frikshëm: PSG kishte arritur të ofronte 13 milionë euro në sezon për portierin, plus 1 mln euro bonus çdo vit që kalonte, përveç se afrimin e portierit tjetër, të vëllain Antonio Donaruma, vilë, pishinë dhe një super makinë. Donaruma, që ndodhet me pushime por që edhe po mëson për provimet e shkollës së lartë, sigurisht do të duhet të flasë përpara tifozëve, për të sqaruar gjithçka ndodhi këto muaj të çmendur, teksa do të duhet të presë nëse ata do ta falin ose jo, edhe pse ka humbur atë personalitet dhe atë simpati që kishte fituar.