Ishte 21 maji i vitit të shkuar kur Enea Jorgji do të bëhet protagonist negativ në një sfidë që vendosi titullin kampion. Arbitri shqiptar, me vendimet e tij, çoi korçarët deri në ezaurim dhe u kthye në një person të urryer për Skënderbeun dhe tifozët e saj, me Salihin që shpërthehu duke grisur edhe kartonin. Dhe pikërisht kur mendohej se dita kur Jorgji të drejtonte sërish Skënderbeun nuk do të vinte, ajo erdhi në sfidën ndaj Vllaznisë, pas 9 muajsh, teksa këtë herë, penalltinë për skuadrën e Ilir Dajës e akordoi…jo si atëherë në “Zeqir Ymeri”.