Milani po kryeson Serinë A duke shkuar në kuotën e 28 pikëve të grumbulluara në 10 ndeshje. Pra kuqezinjtë kanë marrë vetëm 1 barazim dhe plot 9 fitore, pavarësisht mungesave të shumta që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Në vendin e dytë vjen Napoli me tre pikë më pak, por me një ndeshje më tepër për të luajtur.
Puna e Piolit po ndihet në skuadër dhe është rezultative. Kjo është hera e dytë në histori që Milani arrin të fitojë 9 nga 10 ndeshjet e para. Në mbrëmjen e sotme kuqezinjtë mposhtën Torinon me realizimin e Giroud. Menjëherë pas ndeshjes, Pioli është shprehur se mendon vetëm për Milanin dhe nuk i intereson ndjekësi më i afërt, Napoli.
“Unë mendoj vetëm për ne, për Milanin. Është gjithmonë e vështirë që të luash mirë me Torinon, por ne u përshtatëm. Napoli? Nuk e kam ndjekur, e kam për herë të parë në Serinë A për këtë sezon kundër Romës, të dielën. Napoli ka një trajner shumë të mirë si Spalet, por edhe Roma ka një organikë me cilësi”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/