87-vjeçari vlonjat pret gjyqtarët në holl

– Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ka parë takimin në tribunën VIP, së bashku me presidentin e Laçit, Pashk Laska, i cili një ditë më parë nuk ishte i pranishëm në stadium.
– Ka pasur një përplasje të tifozerisë me policinë vetëm për pak minuta në tribunën C. Situata është qetësuar shpejt.
– Një 87-vjeçar, pas ndeshjes ka hyrë në hollin e stadiumit. “Më dhemb zemra kur shikoj kështu. Jam këtu për gjyqtarët, dua t’u them dy fjalë. Që 7 vjeç e ndjek Flamurtarin dhe kështu nuk kam parë kurrë. Do t’i pres gjyqtarët, t’u them dy fjalë, turp për ata”, – tha 87-vjeçari, i cili është takuar nga administratori Idrizi dhe ky i fundit i ka kërkuar të qetësohet. “Xhaxhi, të rrimë të qetë… Lëri gjyqtarët, ata s’kanë çfarë bëjnë”, iu drejtua Idrizi, duke e larguar me një përqafim.
– Trajneri Gentian Mezani është takuar me përfaqësues të klubit vlonjat, por edhe disa tifozë dhe gazetarë pas ndeshjes.
– I mërzitur ishte trajneri Duro pas ndeshjes, por Idrizi i ka bërë komplimente: “Super ndeshje sot, nuk ke pse mërzitesh”.
– Asnjë fjalë nga lojtarët e Flamurtarit, të cilët janë larguar në heshtje dhe shumë të mërzitur pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *