Tifozët e Bayern Munichut nuk janë të kënaqur me çmimet e biletave që duhej të paguanin për ndeshjen e skuadrës së tyre kundër PSG-së në Paris.
PSG ka vendosur çmimin e biletës prej 70 euro për bavarezët. Kjo është e tepërt për gjermanët, ndaj vendosën të ngrenë një pankartë që kritikonte kampionin francez.
Në bander kanë përmendur yllin e klubit Neymar dhe çmimin e tij për shkak se është paguar 222 milionë euro dhe kanë dërguar një mesazh të qartë se çfarë mendojnë për PSG-në si klub.
“70 euro? Nuk jemi akoma Neymar. 20 mjaftojnë (sugjerim). Jeni PSG”, është mesazhi i tifozit të Bayernit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/