Universitatea Kraiova mund të humbasë këtë verë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij. Aleksandru Çikaldau, i cili po spikat me Rumaninë U21 në Europiane, pritet të shitet për shumën e 5 milionë eurove.
Mesfushori ka një klauzolë në kontratën e tij, që e lë të lirë për një shifër të tillë. Prosport në Rumani raporton se pas Çikaldau janë vënë disa klube, pas ndeshjeve shumë të mira të zhvilluara me Kroacinë dhe Anglinë.
Kraiova përfiton shumën e 4 milionë eurove, pasi 1 milionë shkojnë për Vitorul që zotëron 20% të kartonit. Klubi që sivjet bleu Kamer Qakën, e ka blera Çikaldau për shumën e 850 mijë eurove. Tanimë mesfushori pritet të shitet dhe Qaka shikohet si lojtari që do e zëvendësojë atë në mesfushën e Kraiovas.